Martini: S’ka justifikime, ta mundim Egnatian! S’e meritonim humbjen me Tiranën

Teuta është e dënuar të fitojë kundër Egnatias nesër dhe trajneri Edi Martini e pranoi edhe në konferencën për shtyp të organizuar ditën e sotme nga klubi durrsak.

“Është një ndeshje që duhet ta fitojmë patjetër, jemi të etur për të marrë pikë. Pas ndeshjes me Tiranën, që nuk e meritonim humbjen, them se do ia dalim.”

“Egnatia? Diferencat janë shumë të vogla. Egnatia është një skuadër që luan mirë në fazën mbrojtëse, por gjithsesi jemi në një moment që na duhen pikë dhe do bëjmë çmos për t’i marrë”.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

“Situata është e mirë me përjashtim të Jackson, i cili vuan dëmtimin e para disa javëve. Është problem i madh  që nuk luajmë në shtëpi, por tashmë nuk kemi pse të qahemi. Duhet të marrim pikë dhe të mos justifikohemi”.

Në lidhje me merkaton, Martini tha: “Kemi diskutuar si staf me presidentin dhe e dimë se çfarë na duhet. Të mbarojmë këtë ndeshje dhe pastaj do flasim hapur dhe shpresoj të arrijmë të mbyllim marrëveshjen me ata lojtarë që kemi piketuar”. / oversport.tv