Martini: Teuta ime favorite! Sa me fat, te Tirana kalon shpejt COVID-19

Edi Martini, trajneri i Teutës, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen kundër Tiranës të dielën, prej orës 19:45.

Shkodrani e vlerëson kundërshtarin si dhe ironizon në njëfarë mënyrë për faktin që te bardheblutë e kaluan shpejt COVID-19 shumë lojtarë, ndryshe nga se ndodhi me Filip Ivanovic te kampionët në fuqi.

Gjithsesi Martini e shikon Teutën favorite në këtë ndeshje dhe flet edhe për spostimin e ndeshjes në “Elbasan Arena”.


LEXO EDHE
E diela dhe e hëna “zjarr”, duelet e javës së pestë të Abissnet Superiore


DUELI ME TIRANËN – “Është një ndeshje shumë e fortë. Nuk do thoja dy ekipet e kreut, pasi pikët janë aty-aty dhe vendi parë është fjalë e madhe në këto momente. E vlerësojmë maksimalisht ndeshjen me Tiranën, ashtu siç i kemi vlerësuar gjithmonë duelet me ta”.

“Të infetkuarit te Tirana? Ju uroj shërim të shpejtë djemve që janë me Covid te Tirana. Janë me fat te Tirana që e kaluan shpejt, pas Ivanovic te ne qëndroi 3 javë me Covid dhe me mezi e kaloi. Është një problem që ndikon në ekip”.

FAVORITI DHE FUSHA – “Normale që ne në çdo ndeshje që hyjmë në fushë jemi favoritë ndaj kujtdo kundërshtari. Kështu do jemi edhe këtë herë. Doja të luaja në Elbasan, pasi ka një fushë të mirë. Edhe në Rrogozhinë fusha është e mirë. Për emrat që luajnë dhe orarin, doja që të luhej në Elbasan”. / oversport.tv