Masat e reja: Hyrja në stadiumet italiane, duhet tampon për të vaksinuarit

Jo vetëm Super Green Pass (certifikata e vlefshme vetëm për të vaksinuarit kundër Covidid ose për ata që janë shëruar), tashmë për të hyrë në stadium: ai që është i vaksinuar duhet të tregojë edhe një tampon negativ.

Masa e re, sipas asaj që shkruan “Corriere della sera”, do të miratohet të enjten e 23 dhjetorit nga qeveria italiane, që për shkak të rritjes së rasteve pozitive, do të evitojë rritjen e mëtejshme të rasteve pozitive gjatë festave të fundvitit.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Masa e re do të hyjë në fuqi përpara përfundimit të këtij viti. Kjo masë do të vlejë për pjesëmarrjen në të gjitha eventet e mëdha dhe në vendet e mbipopulluara.

Anëtarët e komitetit teknik të ekspertëve kanë dhënë alarmin se po rritet kurba e rasteve të reja me covid, pasi varanti Omicron rrezikon që të mbizotërojë në Itali. / Oversport.tv