“Mason Mount shembulli, Broja mund të zëvendësojë Romelo Lukakun”

Vitesse ndër vite ka qenë një stacion për shumë lojtarë të rinj të Chelsea. Jo shumë ia kanë dalë të kthehen dhe të spikasin më pas te londinezët, por ka edhe lojtarë si Mason Mount që e kanë realizuar këtë qëllim.

Pikërisht talenti anglez është shembulli i sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armand Broja. Djaloshi nga Malësia e Madhe ka shënuar 5 gola në Premier League me fanellën e Southampton.

Në lidhje me sulmuesin e Shqipërisë ka folur Thomas Bruns, shok skuadre me Brojën te Vitesse. Ai ëshët i bindur që shqiptari do ia dalë të rikthehet të Chelsea dhe të zërë vendin e belgut Romelu Lukaku.

“Broja e sheh Mason Mount si shembullin e tij. Armando nuk ka shifra tronditëse, por përveç atyre dhjetë golave ai ka treguar se çfarë cilësish të tjera ka. Mendoj se mund të arrijë në ekipin e Chelsea brenda katër viteve. Ky do të jetë edhe qëllimi i tij.

Ata do të kenë për një sulmues të ri gjithsesi, nëse Lukaku dëshiron të largohet. Mendoj se ai mund ta zëvendësojë”, është shprehur Bruns. / oversport.tv