Mason Mount: Topi i Artë? Kurrë mos thuaj kurrë

Mesfushori anglez i Chelsea, Mason Mount ka mbajtur një konferencë për shtyp nga grumbullimi me Kombëtaren. Ai tregoi gjithë entuziazmin që është i përfshirë në listën e 30 kandidatëve për të fituar “Topin e Artë”. Edhe pse nuk ka besim tek fitimi i atij trofeu, ai gjithsesi nuk e përjashtoi mundësinë në një moment të dytë.

“Të jesh në listën e 30 lojtarëve që kandidojnë për “Topin e Artë” është diçka e veçantë. Është një ëndërr të të shoh emrin tim në një listë me lojtarët e tjerë aty. Pas kaq vitesh punë të palodhur, është diçka që i’a vlen. Për mua është vetëm fillimi”.

I pyetur mbi mundësinë e fitimit të trofeut ai u shpreh: “Unë nuk mendoj se mund ta fitoj Topin e Artë, por kurrë mos thuaj kurrë. Për mua gjëja më e rëndësishme është të vazhdoj kështu, gjithmonë duke u përmirësuar. Ky është dhe do të jetë mentaliteti im”. /oversport.tv