Master Cincinnati: Eliminohet Nadal, Medvedev ruan fronin në renditjen ATP

Rafael Nadal, numri 3 në renditjen e tenisit botëror, u rikthye në fushë mbrëmjen e djeshme pas një mungese 6-javore, por u eliminua që në turin e parë të Masterit 1000 pikësh të Cincinnatit.

Kroati Borna Coric, numri 152 në botë, mposhti spanjollin 2-1 (7-6, 4-6, 6-3) në një sfidë që zgjati 2 orë e 51 minuta. Nadal nuk luante që nga turneu i Wimbledon, ku për shkak të një dëmtimi u detyrua që të qëndronte larg fushës.

Ëndrra për tu kthyer sërish në vendin e parë në renditjen botërore për momentin u shua, pasi nga sot e deri në fund të US Open “mbreti” i renditjes ATP do të jetë rusi Daniil Medvedev. / Oversport.tv

Foto: Western & Southern Open Twitter