Masteri i Miamit: Eliminohet Medvedev, Hurkacz dhe Alcaraz në gjysmëfinale

Daniil Medvedev është dorëzuar në çerekfinalet e Masterit të Miamit, pasi është mposhtur 2-0 (7-6, 6-3) nga Hubert Hurkacz. Rusi nuk arrin të tregojë vlerat e tij më të mira dhe pas eliminimit vendi i parë në renditjen botërore vazhdon të jetë i Novak Djokovic.

Polaku Hurkacz, kampioni në fuqi i turneut amerikan, do të ndeshen në gjysmëfinale me spanjollin Alcaraz, që ka mposhtur në çerekfinale 2-1 (6-7, 6-3, 7-6) Kecmanovic.

Sot në orën 19:00 do të luhet gjysmëfinalja e parë mes Cerundolo dhe Ruud, ndërsa në orën 1:00 pas mesnate Hurkacz dhe Alcaraz do të diskutojnë një vend në finalen e madhe të Miami Open. / Oversport.tv

Foto: ATP Tour Twitter