Masteri i Romës: Nadal dhe Zverev debutojnë me fitore

Alexander Zverev ka debutuar me fitore në Masterin 1000 pikësh të Romës, pasi ka mposhtur 2-0 (7-6, 6-3) argjentinasin Sebastián Báez. Seti i parë ka qenë i ekuilibruar dhe është vendosur me “tie-break”, ndërsa në setin e dytë gjermani ka treguar klasin e tij, duke fituar me lehtësi 6-3.

Vazhdon rrugëtimin e tij në Romë edhe Rafael Nadal, që ka mposhtur në debutim 2-0 (6-3, 6-1) amerikanin John Isner. Sfida që zgjati një orë e 20 minuta nuk ka patur histori dhe spanjolli ka fituar lehtësisht të dy setet.

Kualifikohet në turin tjetër të turneut edhe Karen Khachanov, që ka mundur 2-1 Pablo Carreno-Busta. Dy setet e para kanë qenë të ekuilibruar, ndërsa i treti ka folur për rusin. / Oversport.tv

Foto: Internazionali Bnl Twitter