Masteri i Romës: Përfundon rrugëtimi i Shapovalov, Casper Ruud në gjysmëfinale

Denis Shapovalov dhuroi një surprizë të bukur në fazën e 1/8 të Masterit të Romës, pasi arriti të eliminonte nga ky turne Rafa Nadal me përmbysje. Megjithatë, rrugëtimi i tij ka përfunduar në çerekfinale, pasi tenisti kanadez është mposhtur nga Casper Ruud.

Norvegjezi arriti të triumfonte 2-0 në sete në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja anët. Në ndeshjen që zgjati më shumë se 2 orë e 20 minuta, Ruud arriti të fitonte në setin e parë 7-6 duke marrë edhe epërsinë e këtij takimi.

Më pas në setin e dytë, tenistit norvegjez iu deshën sërish të fitonte 7 “game” për të shkuar në gjysmëfinale. Ai arriti të triumfonte në shifrat 7-5 duke kaluar kështu në fazën tjetër. Ai është tashmë në pritje të gjysmëfinalistit tjetër që do të dalë nga çifti Djokovic- Auger-Aliassime. /oversport.tv

Foto: Internazionali Bnl, Twitter