Materazzi: Nëse Interi fiton sot, përqëndrohet për tre muaj vetëm në kampionat

Marco Materazzi ka folur në ditën e ndeshjes së Champions League, ku Interi i Inzaghit mund të arrijë të kualifikohet për fazën tjetër. Ai dha një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, ku ndër të tjera foli edhe për takimin e sotëm ndaj Shakhtarit.

Ai i kërkoi zikaltërve të fitonin, pasi diçka e tillë mund të sillte një avantazh shumë të madh në kampionat për ta. Sipas ish-mbrojtësit, tre muajt e ardhshëm ata do të mendonin lehtësisht për Serie A.

“Lojtarët duhet të vazhdojnë të bëjnë atë që pamë në fushë edhe në ndeshjen e fundit me Napolin. Kualifikimi tashmë kundër Shakhtarit do të nënkuptonte përqendrim për tre muaj vetëm në kampionat. Një kompeticion ky në të cilin e shoh Interin ende si favorit, si skuadrën që duhet mposhtur”. /oversport.tv