Materazzi publikon foto me Eto’o dhe i nis një mesazh të koduar Ibrahimovicit

Marco Materazzi është tërbuar! Të dielën e kaluar, ish-mbrojtësi i Interit ishte i pranishëm në Çmimin e Madh të Katarit dhe në Doha ka takuar shumë miq të vjetër dhe kolegë, mes të cilëve Ronaldinho, Cafù dhe Beckham.

Mes fotove të publikuara në rrjetet sociale nga Matrix është edhe një në shoqërinë e Samuel Eto’o, që ka marrë shumë pëlqime nga tifozët e Interit. Diçitura e zgjedhur në këtë foto ka hapur shumë diskutime.

“Mbreti Luan po më shpjegonte kush është …mbreti i vërtetë i Milanos”, ka shkruar Materazzi në Instagram në foton e publikuar me ish-shokun e skuadrës Eto’o.

Për shumë lexues ky ishte një kunj në drejtim të rivalit të përhershëm Zlatan Ibrahimovic, me të cilin, pasi kanë luajtur bashkë për tre vite, janë përballur shpesh këto vitet e fundit. Si do të reagojë Ibra? Mbetet për tu parë. /Oversport.tv