Materazzi sulmon Thuram: Po kur më shanin mua, pse nuk dilje nga stadiumi?!

I ftuar në “Festivalin e Sportit” në Trento, Marco Materazzi, Kampion Bote në vitin 2006 dhe ish-lojtar i Interit ka folur për shumë çështje, mes tyre edhe për racizmin, duke vazhduar temat që ka prekur Thuram, madje duke replikuar ashpër me ish-lojtarin e Parmës dhe Juventusit.

“Lojtarët e bardhë nuk duhet të qëndrojnë të heshtur në luftën kundër racizmit? Po, Lilian ka të drejtë. Jam kundër racizmit, por Thuram nuk u largua ndonjëherë nga stadiumi kur tifozët thërrsinin, Materazzi bir k…

Ky është diskrimin, për të bardhin, për të ziun, madje edhe për birin e k…”, ka thënë ish-mbrojtësi zikaltër.

Materazzi ka folur edhe për teknikun Roberto Mancini, i cili e ka trajnuar tek Interi: “Duket se ka ndryshuar, atëherë ishte pothuajse një lojtar. Shkonim drejt debatit verbal, pothuajse fizik. Disa herë jemi përplasur, por e kemi mbyllur atë për aty”, ka përfunduar ish-mbrojtësi i kombëtares italiane. /Oversport.tv