Matias Vecino e mbyll në verë me Interin, klubi italian nxiton ta bindë

Matias Vecino do të largohet nga Interi në verë. Mesfushori këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar me kampionët e Italisë.

Autori i një goli, i cili në gusht mbush 31 vjeç, e mbyll me Interin si lojtar i lirë dhe për të nuk mungon interesimi nga klube të tjera.

Gazetari Nicolo Schira shkruan se trajneri Sarri e do atë dhe Lazio po punon për të arritur një marrëveshje me Vecino.

Gjithashtu për uruguaianin ka interes edhe nga klube të tjera, në La Liga dhe Premier League. / oversport.tv

Foto: Inter, Twitter