Matias Vecino larg Interit, mesfushori qëndron në Serie A

Matias Vecino mund të jetë duke jetuar ditët e tij të fundit si futbollist i Interit. Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori uruguaian nuk shihet më si një zgjedhje në mesfushë për Inzaghin dhe Marotta po përpiqet ta sistemojë atë në një klub tjetër.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Kështu, përveç Napolit që flitet se ka kohë që i kërkon shërbimet e mesfushorit, ideja më e fundit është ajo e Genoas. Shevchenko është në kërkim të lojtarëve me eksperiencë që mund ta ndihmojnë atë të shpëtojë nga rënia në Serie B. Diskutimet janë për një huazim të thjeshtë.

Ndërkohë, nga ana tjetër Interi po mendon si të përforcojë ekipin në mënyrë që të jetë sa më konkurrues për titullin kampion. Pasi kanë fituar disi terren në krye, Marotta dëshiron t’i japë Inzaghit të gjitha armët që mund ta bëjnë atë të fitojë trofeun.

Si gjithmonë, emri më në modë tek Interi është ai i Nahitan Nandez. Një tjetër uruguaian që do të afrohej tek Interi dhe do të zëvendësonte bashkëkombasin e tij Vecino. Gjithmonë sipas La Gazzetta dello Sport, tani Cagliari është i hapur për ta huazuar mesfushorin. /oversport.tv