Matthaus: Bayerni s’ka rivalë në Gjermani, Dortmundit i mungon vazhdimësia

Lothar Matthaus nuk beson se Borussia Dortmund do ti hapë probleme Bayernit të Mynihut në luftën për titullin kampion në Bundesligë, sidomos pas humbjes së turpshme në shtëpi përballë Bayer Leverkusen në ndeshjen e fundit të kampionatit.

“Dortmundit i mungon vazhdimësia, mentaliteti dhe klasi. Edhe po të fitonte përballë Leverkusenit, kampionati nuk do të ishte më shumë i luftuar. Skuadrës së Reus i mungon diçka për të arritur suksesin. Në fund është edhe çështje sjelljeje, vullneti, force dhe siç ndodh shpesh vazhdimësie.

Blerja e Sule? Duhen përgëzuar, sepse kanë marrë një nga mbrojtësit më të mirë gjermanë nga Bayerni i Mynihut më parametër zero”, ka thënë legjenda e Gjermanisë që aktualisht është në rolin e analistit në “Sky Sports DE”. / Oversport.tv