Matthaus: Si dikur, edhe sot Inter-Napoli është një sfidë që vendos titullin

Lothar Matthaus, ish-mesfushori i Interit ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport” përpara sfidës që zikaltërit do të luajnë me Napolin në kampionat, që e përditshmja italiane e ka titulluar kështu: “Unë dhe Diego ishim të shkëlqyer. Por edhe sot është një ndeshje për titullin”.

Gjermani ka dhënë mendimin e tij edhe për superndeshjen e të dielës: “Maradona ishte një mik për mua. Në kohën kur luaja unë Serie A ishte kampionati më kompetitiv në botë dhe ishte e mbushur plot me kampionë. Nga Van Basten dhe Gullit, tek Baggio dhe Mancini. Në Itali kam kaluar vitet më të bukura të karrierës sime sportive.

Zikaltërit janë favoritë përballë napolitanëve dhe nëse do të fitojnë këtë përballje do të rikthehen në garën për titullin kampion. Besoj se titulli kampin do të diskutohet mes tre skuadrave, sepse dyshoj që Juventusi do të luftojë për vendin e parë këtë sezon”, ka përfunduar legjenda e Interit dhe kombëtares gjermane, Lothar Matthaus. /Oversport.tv