Matthijs De Ligt: Ëndërroj të fitoj Championsin me Juventusin

Në krah të Max Allegrit në konferencën për shtyp ishte edhe Matthijs de Ligt. “Këto ndeshje janë shumë të bukura për tu luajtur, nesër  është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar. Chelsea është një skuadër që ka shumë cilësi dhe janë shumë të fortë në rinisjen e aksioneve.

Ëndërroj që të fitoj Championsin me Juventusin. Të gjithë ne ëndërrojmë që të fitojmë këtë trofe. Rinovimi? Tani nuk mendoj për këtë gjë”, ka thënë mbrojtësi holandez.

Juventusi ka rigjetur soliditet në mbrojtje: “Pas grumbullimit kuptuam çfarë duhet të bëjmë për të qenë Juventusi. Ne duhet të vuajmë dhe të vdesim në fushë për Juventusin. Kundër Fiorentinës dhe Lazios treguam këtë shpirt”.

Tek Chelsea është në dyshim  prezenca e Lukakut për sfidën e nesërme. “Lukaku është një sulmues i madh, i fortë dhe i shpejtë. Chelsea me apo pa Lukakun është një nga skuadrat më të forta në Europë.

Do të ishte ndryshe mënyra e lojës nëse ai do të luante, por gjithsesi Chelsea mbetet shumë i fortë, luajnë mirë”, ka përfunduar mbrojtësi i Juventusit. /Oversport.tv