Maurizio Zamparini në gjendje të rëndë, dërgohet me urgjencë në spital

Probleme shëndetësore për Maurizio Zamparini, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Udine.

Mediat në Itali raportojnë se ish-presidenti i Palermos është në gjendje të rëndë, pas një ndërlikimi të papritur që u shoqërua edhe me një ndërhyrje kirurgjikale.

Ai ndodhet në terapi intensive, por jo për Covid-19. Zamparini, 80 vjeç, në muajin tetor përjetoi një tragjedi familjare.

Djali i tij, Armando, 23 vjeç, u gjet i vdekur në një hotel në Londër, pasi kishte shkuar atje për studime./ oversport.tv