Max Verstappen, një nga protagonistët kryesorë të Formula 1 aktualisht dhe me siguri një nga pilotët më të rëndësishëm të 10-vjeçarit të ardhshëm, mbush sot 24 vjeç.
Ka debutuar në Formula 1 kur ishte vetëm 17 vjeç, akoma minoren. Ka fituar garën e tij të parë, kur ishte 18 vjeç e 7 muaj. Ka çuditur të gjithë për talentin, shpejtësinë dhe agresivitetin dhe në momentin që mbush 24 vjeç, për herë të parë Max Verstappen është në lojë për të fituar titullin për pilotë në Formula 1.
Është akoma një djalë i ri, por pas 6 sezonesh në F1 duket një veteran për të gjithë. Holandezi kërkon vetëm të fitojë dhe kohët e fundit po ia del më së miri, por objektivi kryesor është të rikuperojë 2 pikët që e ndajnë nga Hamilton dhe të fitojë titullin e lakmuar në fund të sezonit.
Lewis ka eksperiencën në favor dhe nuk do të jetë e lehtë, por Max, tashmë 24 vjeç do të tregojë se është një pilot i pjekur, gati për të fituar Botërorin e tij të parë. /Oversport.tv