Max Verstappen me marsh kampioni, triumfon në Çmimin e Madh të Amerikës

Max Vertappen triumfoi në Çmimin e Madh të Amerikës duke thelluar më tepër avantazhin në renditjen e përgjithshme për pilota. Holandezi u ngjit në shkallën më të lart të podiumit falë një gare fantastike, por i ndihmuar gjithashtu nga strategjia e mirë e drejtuesëve të Red Bull.

Ndërkohë, Hamilton edhe pse e parakaloi rivalin e tij të drejtpërdrejtë që në fillimin e garës, u penalizua nga strategjia e zgjedhur nga Mercedes, duke dalë në vendin e dytë.

Shkalla më e ulët e podiumit u mbajt nga piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez. Meksikani e mbylli garën në të njëjtin pozicion që e nisi, njësoj si Charles Leclerc që përfundoi pas tij.

Në vendin e pestë e mbylli garën Daniel Riçiardo që përfitoi një pozicion nga starti i garës.

Valteri Bottas rikuperoi tre pozicione duke e mbyllur garën i gjashti, i ndjekur nga piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz. Vetëm vendi i tetë për pilotin tjetër të McLaren, Lando Norris, ndërkohë që katër herë kampioni i botës Sebastian Vettel mbylli dhjatë pilotët e parë, një vend pas Yuki Tsunoda me Alpha Tauri. /oversport.tv