Max Verstappen në gjuhën e milionave, sa fiton ylli i Formula 1

Piloti i “Red bull”, Max Verstappen, i cili kryeson renditjen e Formula 1 këtë sezon, përveç afirmimit si një garues fitues dhe plot eksperiencë, ka patur dhe një rritje të jashtëzakonshme të të ardhurave.

Këtë sezon ai ka arritur plot 16 podiume në garat e Formula 1 dhe po lufton pwr titullin kampion bote. Holandezi ia arriti të ngjitej gradualisht në Formula 1, nga Formula 3, kompeticion në të cilin mori pjesë që në moshën 17-vjeçare.

Shpesh është vlerësuar nga shumë ish garues, por dhe nga rivalë të tij për aftësitë e veçanta që ka, ndërsa rivaliteti që ka patur këtë vit si brenda por edhe jashtë pistës me Lewis Hamilton i ka dhënë shumë bukuri garës.

Të ardhurat totale të tij në momentin që po flasin janë rreth 53 milion euro, që vijnë nga sponsorët dhe fitimet e garave.

Paga vjetore e holandezit që ka kontratë me Red Bull deri në vitin 2023, për momentin është 37 milion euro, shtuar 15 milion euro bonuse në varësi të arritjeve, ndërsa kjo shifër pritet të rritet këtë sezon.

I vetmi garues që mbetet para Verstappen për sa i përket të ardhurave mbetet Hamilton, i cili fiton dy herë më shumë se 24-vjeçari, falë edhe eksperiencës së gjatë si një ndër personazhet kryesor të garave në Formula 1. / oversport.tv