Mazraoui dëshiron vetëm Bayernin, refuzon të shkojë tek United me ten Hag  

Noussair Mazraoui pritet të bëhet lojtari më i ri i Bayern Munich duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Mbrojtësi i krahut ka vendosur të largohet nga Ajax dhe dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë duke shkuar drejt “gjigantëve” gjerman të Bayern.

Megjithatë, sipas asaj që raporton “Daily Mirror”, ka edhe një prapaskenë për sa i përket kësaj marrëveshjeje. Trajneri i tij aktual Erik ten Hag dëshironte që ta merrte mbrojtësin me vete në klubin ku do të shkojë vitin tjetër Manchester United.

Megjithatë, ai e ka refuzuar kategorikisht këtë ofertë duke i thënë trajnerit se dëshiron vetëm Bayernin. Për mendimin e tij, bavarezët janë klubi ideal për të bërë hapin e radhës në karrierë dhe kështu pritet të ndodhë. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook