Mazzola: Titulli? Nëse nuk e fiton Interi, jam tifoz i Napolit

“Lufta për titullin kampion? Do të jetë një garë treshe mes Napolit, Interit dhe Milanit. Është normale që për mua, nëse nuk e fiton Interi titullin, do të bëja tifo për Napolin”. Sandro Mazzola, ish-futbollist dhe drejtues i Interit ka dhënë disa deklarata për mikrofonat e “Kiss Kiss Napoli”:

“Kur dëgjova fishkëllimat kur po luhej himni i Spanjës, ndrrova kanal për disa minuta. Donnarumma dje luante për Italinë dhe jo për PSG-në. Nuk i kuptova ato fishkëllima dhe më bezdisën shumë.

Osimhen? Më pëlqen shumë mënyra se si lëviz në fushë. Sakrifikohet shumë dhe tregon se ka shumë dëshirë që të vihet në dispozicion të skuadrës. Pastaj bën gola dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Razicëm në futboll? Absurde, futbolli duhet të përjetohet me gëzim, duke mbështetur skuadrën respektive dhe të mos bësh gjeste si ato kundër Koulibaly në Firenze. Njërez të tillë duhet të ndëshkohen”, ka përfunduar ish-sulmuesi i famshëm i zikaltërve, Sandro Mazzola. / Oversport.tv