PSG-ja vazhdon të fitojë dhe të dominojë në Ligën 1 franceze, por në dhomat e zhveshjes nuk mbizotëron një situatë e mirë.
Polemika e fundit ka të bëjë me Kylian Mbappe, që pavarësisht fitores së radhës në kampionat dhe diferencës prej 9 pikësh me vendin e dytë, nuk ka arritur ta fshehë mërzinë e tij.
Parizienët mundën 2-0 në shtëpi Montpellier falë golave të Gueye e Draxler, por 22-vjeçari dukej qartë që ishte i merzitur në minutat e fundit të ndeshjes.
Sulmuesi francez u largua nga fusha 2 minuta para përfundimit të takimit, duke u ankuar për shokun e skuadrës Neymar. “Ai barboni nuk më pasoi topin”-thotë francezi, në një filmim të kapur nga “Canal+”.
Mbappe to Idriss about Neymar :
“This beggar didn’t give me the pass” 😂💀
— Fze (@Fze032) September 25, 2021
Duke iu referuar një aksioni në pjesë të dytë, kur Neymar nuk i pasoi topin, por vazhdoi aksionin individualisht. Që marrëdhënia mes të dyve nuk ishte shumë e mirë ishte diçka që dihej, ashtu siç u pa qartë edhe mërzitja e Mbappé.
Vlen të përmendet edhe fakti që sulmuesi francez ka 4 ndeshje në të gjitha kompeticionet që nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës, një seri negative, me të cilën një kampion si ai nuk është mësuar. /Oversport.tv