Mbappe dhe blerjet e reja, të grumbulluarit e Luis Enriques për debutimin sezonal të PSG-së

Kylian Mbappé është grumbulluar nga tekniku i ri Luis Enrique për miqësoren e parë sezonale të Paris Saint-Germain, që nesër do të sfidojë Le Havre.

Bashkë me sulmuesin francez të grumbulluar për këtë takim janë edhe vëllai i tij më i vogël Ethan, Marco Verratti dhe Renato Sanches, si dhe blerjet e reja Milan Skriniar, Marco Asensio, Kang-in Lee, Manuel Ugarte, Lucas Hernandez dhe Cher Ndour.

Në listë nuk figuron emri i Neymar, që po zhvillon një program të personalizuar për të arritur formën optimale për ndeshjet e para zyrtare të sezonit. / Oversport.tv