Sergio Ramos nuk ka debutuar akoma me fanellën e PSG-së për shkak të një dëmtimi. Por kur do të kthehet në fushën e blertë ish-mbrojtësi i Real Madridit? Përgjigjen e jep Mauricio Pochettino në konferencë për shtyp:
“Nuk ka një datë fikse se kur do të jetë në dispozicion, por jemi optimistë. Shumë shpejt do të jetë me ne. Wshtë në një fazë rikuperimi dhe është shumë mirë moralisht. Sigurisht që një futbollist do gjithmonë që të luajë, kjo gjë e bën të lumtur.
Por ne jemi të qetë, edhe ai duhet të jetë i qetë. Kur të rikuperohet plotësisht dhe të arrijë nivelin e shokëve, atëherë sigurisht që do ti jepet mundësia të luajë dhe shpresojmë sa më shpejt”.
Kylian Mbappe është mes lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sotme kundër Lionit në “Parc de Princes”.
“Pasuri ndërkombëtare”-ishte titulli i “L’Equipe” për ndeshjen e sotme mes PSG-së dhe Lionit. Nga njëra anë Leo Messi dhe Neymar titullarë për herë të parë në shtëpi dhe nga krahu tjetër Boateng dhe Shaqiri që sapo kanë ardhur tek Lioni dhe kanë ndërmend të lënë gjurmën e tyre në këtë sfidë.