Mbappe largon Realin: Nuk kam marrë asnjë vendim për të ardhmen

“Vendimi për të qëndruar tek Paris Saint Germain apo për të ikur në fund të sezonit nuk është marrë akoma”, ka deklaruar Kylian Mbappé, që nuk do të flasë me Real Madrid përpara ndeshjes së 1/8 të finales së  Champions League.

“Fakti që luajmë kundër Realit të Madridit ndryshon shumë gjëra”, ka thënë 23-vjeçari pas fitores 5-1 përballë Lille në kampionat, që mban parisienët 13 pikë larg ndjekësve më të afërt në klasifikim.

Sulmuesit i skadon kontrata me PSG në qershor, por Mbappé mund të bisedojë me kë të dojë për të ardhmen e tij, veçanërisht me Realin e Madridit që ka kohë që i vjen rrotull:

“Edhe pse jam i lirë që të bëj atë që dua, nuk do të flas me kundërshtarin e radhës. Jam i përqendruar tek fitorja kundër Realit të Madridit, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë francezi. / Oversport.tv