Adrien Rabiot ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në formacionin e Juventusit këtë sezon dhe jo vetëm. Mesfushori 27-vjeçar, është një nga pikat kyçe në 11-shen e Kombëtares së Francës.
Për këtë, Rabiot ka marrë lëvdata dhe nga kapiteni më i ri i “gjelave”, Kylian Mbappe. Ylli i Paris Saint-Germain ka folur në një konferencë për shtyp ku nuk i ka kursyer fjalët e mira për mesfushorin e Juventusit.
“Kam qenë me fat që e kam njohur shumë kohë më parë Rabiotin. Nuk njoh futbollist më të qetë dhe të sigurt me atë që bën në fushën e lojës. Personalisht, ai më jep shumë besim.
Rabiot po i bën gjërat mirë dhe është bërë i rëndësishëm në këtë grup, këtë mund ta shihni dhe në fushë. Ai po bëhet një pikë referimi dhe ky është një avantazh për Francën.” – u shpreh Mbappe. /oversport.tv
Foto: Getty Images