Mbappe mungon në debutim, një dëmtim lë jashtë fushe yllin e PSG-së

PSG duhet të bëjë pa ndihmën e Kylian Mbappe në ndeshjen e parë sezonale të kampionatit që do të luajë nesër kundër Clermont.

Sulmuesi francez është akoma i padisponueshëm për shkak të një dëmtimi. “Mbappe do të vazhdojë rehabilitimin në qendrën stërvitore të klubit. Një tjetër kontroll do të bëhet pas 72 orësh”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Tekniku i ri Galtier ka grumbulluar për këtë sfidë argjentinasin Paredes (që kërkohet nga Juventusi), por kundër Clermont do të mungojnë Renato Sanches dhe Icardi. / Oversport.tv

Foto: psg.fr