PSG e Hoffenheim kanë festuar sonte në “top5” kampionatet e Europës. Francezët morën fitoren e nëntë në 10 ndeshje në Ligue 1 dhe për këtë i është dashur të përmbysin Angers.
Këta të fundit e kanë nisur mirë kampionatin, duke u renditur në vendin e katërt me 16 pikër për momentin, dhe në duelin e sotëm shënuan në pjesën e parë me Fulgini.
PSG po e kontrollonte lojën, por para porte nuk ishte e saktë dhe në pjesën e parë nuk shënoi dot. Në gjysmën e pjesës së dytë erdhi baraspesha, me Danilo që shënoi pas një asisti të Mbappe.
Sulmuesi më pas realizoi me penallti edhe golin e fitores, duke e përmbysur rezultatin në 2-1. Në Gjermani pati goleadë të Hoffenheim, që mposhti Koln 5-0.
Bebou ishte ai që i dha drejtim ndeshjes me dy gola, ndërsa më pas Baungmartner i dha fund me golin e tretë. Miqtë u dorëzuan dhe deri në fund pësuan edhe dy herë të tjera dhe autorë të golave ishin Geiger dhe Posch.
PSG-ANGERS 2-1
SHËNUES: Danilo 69’, Mbappe (pen.) 87’ / Fulgini 36’
HOFFENHAIM-KOLN 5-0
Shënues: Bebou 31’, 49’, Baungmartner 51’, Geiger 74’, Posch 87’
/ oversport.tv