Kylian Mbappe ishte një nga protagonistët në fitoren e titullit kampion nga Paris Saint-Germain. Por i vetmi trofe i rëndësishëm që ylli francez ende nuk ka arritur ta ngrejë në qiell, është Champions League.
Mbappe ka folur në një intervistë për finalen mes Manchester City e Inter dhe nuk ka ngurrojë të thotë se kë shikon si favorit për të fituar. “Finalja e Champions League do të jetë fantastike, do të jetë emocionuese si kurrë më parë.
Do ta shikoj, mendoj se Manchester City do ta fitojë atë përballje. “Citizens” janë në një moment të madh, këtë vit mendoj se e meritojnë. Interi ka pasur një ecuri të mirë dhe sigurisht që kanë shanset e tyre, por City mbetet favorit.” – u shpreh Mbappe.