E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet ende në mjegull, nuk dihet ende nëse ylli francez do të largohet nga Paris Saint-Germain apo do të rinovojë me ta. Në një intervistë të dhënë për “France Football”, sulmuesi 24-vjeçar ka thënë një frazë që nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve parisienë.
“Nuk ka rëndësi me kë luaj, nuk ka rëndësi se çfarë fanelle kam veshur apo ku, as vitin. Unë dua të fitoj dhe do të kthehem me të njëjtën uri si gjithmonë.” – ishte fraza e bujshme nga Mbappe.
“Unë jam i uritur për të fituar, jam vazhdimisht i pakënaqur dhe kjo është arsyeja pse nuk më bëjnë kurrë përshtypje rezultatet e mija. Nuk dua të jem pjesë e një ekipi vetëm si pjesëmarrës, kam lindur për të fituar dhe dua t’ua tregoj të gjithëve.
Nuk duhet të më pyesni se çfarë i mungon PSG-së për të fituar Champions League. Ata që e ndërtojnë ekipin duhet ta fitojnë atë, flas për veten time.” – u shpreh Mbappe. /oversport.tv
Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook