Mbappe: Dua vetëm Realin! Neymarin e thirra “barbon”, Messi i madh

Kylian Mbappe vazhdon rrëfimin e tij për transferimin e munguar në Madrid, gjatë verës së kaluar, si dhe për situatën aktuale që po kalon tek PSG-ja. Në një intervistë për “L’Equipe” sulmuesi francez tregon:

“Kur thashë se dua të largohem, po thoja se destinacioni është Reali i Madridit. Reali më bëri një ofertë dhe mendova se kohës sime tek PSG-ja i kishte ardhur fundi.

Largimi ishte hapi më logjik që duhet të merrja. Klube të tjera? Jo, Jam i lidhur me Parisin dhe nëse do të largohesha këtë verë, do ta bëja vetëm për t’u bashkuar me Realin e Madridit.

Qëndrova të PSG-ja dhe jam i lumtur, por jemi shumë larg rinovimit të kontratës dhe qëndrimit, pasi unë doja të ikja në verë. Nuk kemi folur për rinovimin, qëkur unë njoftova klubin se doja të largohesha.

Ardhja e Messit, nuk ndryshoi mendimin tim për largimin. Është një privilegj të luash me të, ai është një lojtar i madh, por unë i kisha marrë vendimet e mia”.

Mbappe ka folur edhe për episodin, ku u kap nga kamerat duke sharë Neymarin:

“Po e thirra Neymarin, “barbon”, pasi nuk më pasoi një top. Këto gjëra ndodhin gjithmonë në futboll. Fola me të pas ndeshjes. Këto gjëra ndodhin se duam të fitojmë, nuk ka asnjë çështje”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe. /Oversport.tv