Mbaruan pushimet për Roshin, shqiptari bashkohet me Sakaryaspor

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Odise Roshi, i cili u transferua pak ditë më parë tek Sakaryaspor në Ligën e parë turke, është bashkuar me shokët e rinj të skuadrës në fazën përgatitore që ekipi po zhvillon në Bolu.

Roshi nuk është aktivizuar nga tekniku Ilker Püren në miqësoren kundër FC Dinamo Auto, sepse trajneri nuk ka dashur që ta rrezikojë.

Vetë lojtari ka publikuar një video nga stadiumi i Sakaryaspor në faqen e vet në Instagram, duke treguar se nisi një aventurë të re në karrierën e tij. / Oversport.tv

Foto: medyabar.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Odise Roshi (@roshiodise)