Mbeti pa ekip, Serge Aurier firmos për Villarreal si lojtar i lirë

Serge Aurier është transferuar tek ekipi i Villarreal si lojtar i lirë. Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi i cili nëpërmjet një komunikate ka publikuar transferimin më të ri në ekip.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë mbeti pa ekip këtë sesion merkatoje pas përfundimit të aventurës së tij me Tottenham. Edhe pse shumë zëra në merkato e lidhnin atë me ekipe të ndryshme gjatë verës, ai nuk mundi dot të gjente një ekip.

Megjithatë pushimi për Aurier ka mbaruar pasi që nga dita e sotme ai është pjesë e Villarreal dhe do të vihet shumë shpejt nën urdhërat e teknikut Unai Emery. / oversport.tv