Mblidhet “Këshilli i Lartë i Sportit”, diskutohen ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Sportin

Ministria e Arsimit dhe Sportit z.Evis Kushi mblodhi ditën e djeshme për herë të dytë brenda këtij viti “Këshillin e Larte të Sportit”

Nga ky takim u vendos të ngrihet një grupe pune për ndryshimet e nevojshme në  Ligjin për Sportin, të cilat lidhen veçanërisht me gjithëpërfshirjen, sportin paralimpik dhe olimpikun special.

Gjithashtu u diskutua rreth shpërndarjes dhe përdorimit më efikas të buxhetit për federatat olimpike dhe joolimpike, si dhe shpërblimet  për sportistët elitarë të rinj, të rritur dhe trajnerët e tyre.