Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, ja kur do të fillojë Kategoria Superiore

Komiteti i Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e radhës në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Në këtë mbledhje u shqyrtuan vendime të rëndësishme për sezonin e ri futbollistik, datat kur do të nisin kompeticionet kombëtare si edhe vendime që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturë në disa qytete të vendit.

Pas diskutimeve janë miratuar edhe datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare të futbollit për sezonin 2022-2023.

Kategoria Superiore të fillojë më 20.08.2022 dhe të mbarojë në datën 24.05.2023

Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë në datën 03.09.2022 dhe të mbarojë në datën 06.05.2023

Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë ne datën 01.10.2022 dhe të mbarojë në datën 29.04.2023

Kupa e Shqiperise të fillojë në datën 15.09.2022 dhe të mbarojë në datën 28.05.2023

Kampionati i Femrave të filloje në datën 11.09.2022 dhe të mbaroje në datë 07.05.2023

Kampionati i U-21 Superiore të fillojë në datë 07.09.2022 dhe të mbarojë në datë 10.05.2023

Kampionati U-19 Superiore të fillojë në datë 04.09.2022 dhe të mbarojë në datën 13.05.2023

Kampionati U-17 Superiore të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 14.05.2023

Kampionati U-15 Superiore të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datë 07.05.2023

Kampionati U-14 Superiore të fillojë në datë 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 07.05.2023

Kampionati U-13 Superiore të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 06.05.2023

Kampionati Kategoria e Parë U-19 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023

Kampionati Kategoria e Parë U-17 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023

Kampionati Kategoria e Parë U-15 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023

Kampionati Kategoria e Parë U-14 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023

Kampionati Kategoria e Parë U-13 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023

Risi për këtë edicion futbollistik është Superkupa e Shqipërisë, që zakonisht ka çelur sezonin e ri, por këtë vit kjo finale do të luhet më datën 07.12.2022. Kujtojmë që në garë për këtë trofe janë kampionia e Shqipërisë, KF Tirana dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, KF Vllaznia.

Po në këtë mbledhje është diskutuar edhe në lidhje me përzgjedhjen e Sponsorit Premium si edhe për nisjen e procedurave për shitjen e të drejtës televizive për kompeticionet e organizuara nga FSHF (Abissnet Superiore, Kupa e Shqipërisë dhe Kategoria e Parë) për 3 vitet e ardhshme. Ky proces nis me një fazë të parë konsultimesh me operatorët kryesorë të tregut, dhe vazhdon më tej me hapat zyrtar të procesit të tenderimit.

Sa i përket sektorit të infrastrukturës, anëtarë e KE-së kanë miratuar propozimin në lidhje me kërkesën e Bashkisë Vorë për bashkëfinancimin e rikonstruksionit të fushës së stadiumit si dhe ndërtimin e nje fushe të re stërvitore. U miratua gjithashtu edhe propozimi në lidhje me kërkesën e klubit Luzi 2008 për rikonstruksionin e bazamentit të fushës, drenazhit dhe risistemimit të sistemit të vaditjes si dhe mbjelljen e fushës.