Mbrëmja e boksit në Oversport: Dredhaj mposht rivalin serb, Ymeri triumfon ndaj Emilov

Ndeshja e 7-të e maratonës së boksit që po transmetohet live në Oversport dhe Tibo është fituar nga boksieri Stiven Leonetti Dredhaj. Shqiptari që përfaqëson Italinë ka mposhtur me pikë pas 6 raundeve me vendim unanim serbin Aleksandar Petrovic.

Një sfidë shumë e luftuar ka qenë edhe ajo mes Neraldo Ymerit dhe bullgarit Angel Emilov. Boksieri kuqezi ka fituar me pikë me vendim shumice (2 gjyqtar kanë votuar për një boksier, ndërsa një gjyqtar ka dhënë barazim) pas 6 raundeve përballjen me rivalin.

Vazhdoni të ndiqni live këtë mbrëmje magjike boksi në Oversport dhe Tibo në komentin e Alban Xhihanit dhe profesorit Bashkim Mërtiri, që do të kulmojë në orën 21:30 me përballjen Florian Marku- Miguel Parra Ramirez. / Oversport.tv