Mbrëmja e Champions: Inter e Milan në fushë, luhet edhe derbi i sheikëve

Champions League rikthehet me ndeshjet e dyta në fazën e grupeve dhe mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë dy prej ekipeve të Serie A. Interi e ka radhën i pari, pasi luan prej orës 18:45 kundër Shakhtar Donetsk.

Zikaltrit janë të dënuar për të fituar, edhe pse luajnë në transfertë. Në të njëjtën orë zhvillohet një tjetër ndeshje interesante, Ajax-Besiktas, kurse 6 duelet e tjera do të zhvillohen prej orës 21:00 si zakonisht.

Bie në sy Milani, përballet me Atletico Madrid dhe një fitore do ishte shumë e vlefshme për të shpresuar që të kualifikohen në fazën tjetër. Sfidë tjetër e grupit të kuqezinjve është ajo mes Porto e Liverpool.

Sigurisht sonte vëmendjen do ta marrë edhe derbi i sheikëve, PSG-Manchester City. Në fushë zbret edhe Real Madrid, që përballet me Sheriff Tiraspol. Duele të tjera në program janë Leipzig-Club Brugge dhe Dortmund-Sporting CP./ oversport.tv