Mbrëmja magjike e Uzunit, sulmuesi kuqezi shënon dy gola në fitoren e Granadas

Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Granadas në kategorinë e dytë spanjolle. Sulmuesi i kombëtares kuqezi ka qenë protagonisti kryesor në suksesin 5-0 të skuadrës së tij përballë Gijonit.

Bomberi shqiptar ka shënuar një dygolësh dhe ka dhënë një asist në 65 minutat që është aktivizuar në këtë takim. Madje goli I dytë ka qenë me të vërtetë spektakolar.

Uzuni është ngjitur në kuotën e tetë golave në kampionat, ndërsa Granada në vendin e pestë në renditje, tre pikë larg kryesuesve të Las Palmas. /Oversport.tv