Si ia bën një klub diletantësh në Francë që të ketë kaq shumë mbështesës VIP?
Rritet kurioziteti rreth Grésilles FC, që militon në katëgorinë e 10-të franceze dhe që në muajt e fundit ka publikuar në rrjetet sociale zyrtare disa video me personazhe të famshme të botës së futbollit, që urojnë skuadrën dhe stafin për sezonin e ri.
Nga Heskey te Ribery, deri te Pioli, Mancini, Ronaldinho dhe Zidane, janë vërtetë të shumtë mesazhet mbështetëse për këtë klub të panjohur.
Abdellah Haie, presidenti i klubit, nuk di si ta shpjegojë këtë situatë: “Nuk ka asnjë strategji komunikimi, por jemi vërtetë të prekur. Më i bukuri ishte mesazhi i Zidane. Mendoni, një mesazh i Zizou për klubin tonë të vogël”.
Ai që ka bërë këtë mrekulli mbetet i panjohur. Por, duket se meritë ka një ish-lojtar i Grésilles, që do të mbetet anonim dhe nuk do të japë intervista. “Njeh shumë njerëz në botën e futbollit. Më tha që Ronaldinho do të na sillte një mesazh dhe nuk e besova. Por në fakt ndodhi ”, ka thënë Haie. / Oversport.tv
View this post on Instagram