Mbreti i trepikëshave, Stephen Curry vendos një rekord të ri në NBA

Stephen Curry udhëhoqi mbrëmjen e djeshme Golden State në fitoren e radhës kundër Memphis Grizzlies, duke çuar në 3-1 serinë e ndeshjeve të Play Off-it.

Ylli i Warriors, që shënoi 32 pikë përballë Grizzlies, ka vendosur një rekord të ri në basketbollin amerikan, pasi është bërë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 500 trepikësha në fazën e Play Off-it.

Stephen Curry, që konsiderohet nga të gjithë si gjuajtësi më i mirë në historinë e NBA, është shkëputur i vetëm në majë të kësaj renditjeje të veçantë, duke lënë pas LeBron James dhe Klay Thompson. / Oversport.tv

Foto: Golden State Warriors Twitter