“Mbreti James” shkruan historinë, vetëm Abdul-Jabbar ka shënuar më shumë

LeBron James shënon 39 pikë në humbjen e LA Lakers në shtëpinë e New Orleans Pelicans. Ylli i Lakers realizon 7 trepikësha, por nuk arrin që të çojë skuadrën e tij drejt suksesit.

Me 39 pikët e shënuar kundër Pelicans “mbreti James” është ngjitur në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohërave për pikët e shënuara në aksion në NBA.

LeBron ka shkuar në kuotën e 13.259 pikëve të shënuar në aksion, duke kaluar Karl Malone. Përpara yllit të Lakers qëndron vetëm legjendari Kareem Abdul-Jabbar që ka shënuar 15.837 pikë. /Oversport.tv

Foto: Los Angeles Lakers Twitter