Mbrojtës dhe njeri i madh, Kumbulla: Dua të ndihmoj fëmijët ukrainas

Përveçse është një futbollist i madh, Marash Kumbulla tregon se është edhe një njeri i madh. Mbrojtësi i Romës dhe kombëtares shqiptare ka vendosur që të shesë fanellën që ka veshur në ndeshjen e tij të 50-të me skuadrën verdhekuqe dhe të ardhurat e fituara të shkojnë në ndihmë të fëmijëve ukrainas.

“Përshëndetje të gjithëve të enjten e kaluar në sfidën kundër Vitesse arrita numrin e 50 prezencave me skuadrën e Romës dhe kam vendosur që të nxjerr në ankand fanellë time për një kauzë shumë të rëndësishme.

Për të ndihmuar fëmijët ukrainas së bashku me UNHCRItalia dhe AS Roma. Unë kam bërë donacionin tim, po ashtu edhe klubi i Romës dhe shpresoj që edhe ju të na ndihmoni në këtë iniciativë të ndihmuar fëmijët në këtë situatë të vështirë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter. / Oversport.tv