Mbrojtësi brazilian largohet nga Udinese pas 4 vitesh, nis një aventurë të re te Fenerbahçe

Rodrigo Becao përshëndet Italinë dhe Udinesen. Pas 4 viteve të kaluara në Udine, mbrojtësi brazilian transferohet në Turqi te Fenerbahçe.

“Pas 4 sezonesh dhe 130 ndeshjeve të luajtura, duke realizuar 6 gola përfundon eksperienca me fanellën bardhezi për Rodrigo Becao. Mbrojtësi brazilian është shitur te Fenerbahçe.

Udinese i uron gjithë të mirat Rodrigos në këtë eksperiencë të re dhe e falenderon për atë që ka bërë gjatë këtyre viteve për klubin tonë”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit italian. / Oversport.tv