Lajme të këqija për Milanin pak para rifillimit të Serie A. Pierre Kalulu ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë në supersfidën me Napolin më 2 prill.
Siç raporton italiania “Sportmediaset”, mbrojtësi francez iu nënshtrua kontrolleve mjekësore që nxorën në pah dëmtimin e tij. Në ditët në vijim d të kryhet një tjetër kontroll mjekësor për të kuptuar gjendjen e tij.
Frika e madhe për Milanin është se lëndimi i Kalulu mund ta mbajë atë për të paktën 20 ditë jashtë fushave të lojës. Mbrojtësi u dëmtua në kampin stërvitor aty ku ishte pjesë e Francës U-21. /oversport.tv