Njeriu i rekordeve në peshëngritje, gjeorgjiani Lasha Talakhadze ka fituar tre medalje të arta në peshën super të rëndë, në garën e fundit të kampionatit europian të peshëngritjes, Tiranë 2022.
Armeni Varazdat Lalayan ka marrë tre medalje argjendi në peshën mbi 109 kg, ndërsa Gor Minasyan ka marrë medaljen e bronztë në dygarësh dhe në stilin e shkëputjes. Në shtytje shkallën më të ulët të podiumit e ka zënë çeku Jiří Orság.
Është mbyllur edicioni i 100-të i Kampionatit Europian të Peshëngritjes, eventit që u zhvillua në Tiranë dhe u transmetua live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Bullgaria është kombëtarja që ka marrë më shumë medalje në këtë Europian, ndërsa Shqipëria mbylli turneun me 3 medalje ari dhe një argjendi.

Për herë të parë në histori, peshëngritja shqiptare ka një kampion Europe. Evengjeli Veli u shpall kampione Europe në këtë event. Peshëngritësja shqiptare mori 2 medalje ari dhe një argjendi në këtë turne. / Oversport.tv
