Mbyllet java e 32-të e Superiores/ Partizani i afrohet Tiranës, Egnatia vazhdon e qetë e treta! Java e ardhshme vendimtare

Ka përfunduar java e 32-të e “Abissnet Superiore” një ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo, ku nuk kanë munguar aspak emocionet. Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme me rezultatin 3-1 ndaj Kukësit.

“Demat e kuq” janë afruar tashmë me kreun e renditjes ku e shohin tashmë Tiranën vetëm 2 pikë larg. Bardheblutë kanë bërë një hap fals duke u mposhtur në Durrës nga Teuta me përmbysje me shifrat 2-1.

Javën e ardhshme vendoset se kush ngjitet në krye të Superiores pasi luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Egnatia nuk ka gabuar në shtëpi duke mposhtur Bylisin me shifrat 2-0 dhe pozicionohen në vendin e tretë me 5 pikë më shumë se Laçi.

Këta të fundit u ndalën nga Erzeni në shtëpi duke barazuar me rezultatin 1-1. Shijakasit mbeten në vendin e shtatë të renditjes me dy pikë më shumë se Kukësi i zonës së ftohtë.

Një hap fals ka hedhur dhe Vllaznia që nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj Kastriotit të vendit të fundit. Ekipi shkodran gjendet në vendin e pestë me 43 pikë të grumbulluara. /oversport.tv