Mbyllet lufta për Championsin, Napoli dhe Juventusi sigurojnë kualifikimin

Janë vendosur disa verdikte të rëndësishme të kampionatit italian të futbollit pas rezultateve të ditës së sotme. Pas barazimit pa gola të Romës përballë Bolognas, Napoli dhe Juventusi kanë siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit, diferenca mes kryeqytetasve dhe bardhezinjve është 10 pikë.

Napoli dhe Juventusi u bashkohen Milanit dhe Interit që kishin siguruar më herët kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. / Oversport.tv