Janë luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt të NBA. Të 30 skuadrat e këtij turneu kanë zbritur në fushë mbrëmjen e djeshme. Bostoni ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, ndërsa Utah mposht Portland dhe mban vendin e 5-të në renditjen e Konferencës së Perëndimit.
Janë përcaktuar tashmë 12 skuadrat që do të luajnë në Play Off si dhe sfidat e Play In që do të përcaktojnë edhe 4 skuadrat e tjera që do të vazhdojnë më tej rrugëtimin e tyre në Play Off.
The opening round of the #MetaQuestPlayIn Tournament is set! pic.twitter.com/IVm8eYZpCL
— NBA (@NBA) April 10, 2022
MEMPHIS GRIZZLIES-BOSTON CELTICS 110-139
Bostoni nuk bën llogari dhe fiton bindshëm në Memphis, duke mbyllur sezonin e rregullt në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Celtics kanë dominuar gjatë gjithë ndeshje dhe nuk kanë vënë në diskutim suksesin për asnjë moment. Tatum shënon 31 pikë për miqtë, ndërsa Aldama (20 pikë dhe 10 rebounde) dhe Jonchar (17 pikë, 13 rebounde dhe 10 asist) janë më të mirët për Grizzlies.
Në Play Off Bostoni do të ndeshet me fituesin e Play In mes Brooklyn dhe Cleveland, ndërsa Memphis (që mbylli sezoni si e dyta në Konferencën e Perëndimit) do të ndeshet me fituesin e sfidës mes Minnesota dhe LA Clippers.
Foto: Brooklyn Nets Twitter
Ndeshjet e tjera të NBA:
BROOKLYN NETS-INDIANA PACERS 134-126
CLEVELAND CAVALIERS-MILWAUKEE BUCKS 133-115
PHILADELPHIA 76ERS-DETROIT PISTONS 118-106
HOUSTON ROCKETS-ATLANTA HAWKS 114-130
CHARLOTTE HORNETS-WASHINGTON WIZARDS 124-108
NEW ORLEANS PELICANS-GOLDEN STATE WARRIORS 107-128
DALLAS MAVERICKS-SAN ANTONIO SPURS 130-120
PORTLAND TRAIL BLAZERS-UTAH JAZZ 80-111
MINNESOTA TIMBERWOLVES-CHICAGO BULLS 120-124
DENVER NUGGETS-LOS ANGELES LAKERS 141-146
PHOENIX SUNS-SACRAMENTO KINGS 109-116
ORLANDO MAGIC-MIAMI HEAT 125-111
LOS ANGELES CLIPPERS-OKLAHOMA CITY THUNDER 138-88
NEW YORK NKICKS-TORONTO RAPTORS 105-94